Shërbimet tona

Zbuloni shërbimet tona gjithëpërfshirëse financiare, të personalizuara sipas nevojave tuaja.

Deklarimet tatimore mujore dhe vjetor

Përgatitja dhe dorëzimi i deklaratave ligjore si TVSH, Tatim mbi Fitimin, Tatim në Burim, deklarimet e sigurimeve shoqërore dhe listëpagesat për punonjësit.

Bilancet vjetore dhe pasqyrat financiare

Mbyllja e vitit fiskal, hartimi i bilanceve, pasqyrave të fitimit apo humbjes, si dhe përgatitja e të gjitha raportimeve të kërkuara nga legjislacioni në fuqi.

Monitorimi dhe përdorimi i portaleve elektronike për deklarimet zyrtare (e-Filing), menaxhimi i librave të shitjes e blerjes, si dhe integrimi i pajisjeve fiskale.

Sistemi i fiskalizimit / deklarimi elektronik

Shërbime të tjera

Mbajtja e kontabilitetit të plotë /ditor

Regjistrimi kronologjik i të gjitha veprimeve financiare (hyrje, dalje, blerje, shitje) dhe organizimi i librave kontabël sipas Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK).

Menaxhimi i pagave dhe sigurimeve shoqërore

Përpunimi i listëpagesave, deklarimi i punonjësve të rinj apo të larguar, llogaritja e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe ndjekja e pagesave përmes institucioneve.

Konsulencë fiskale / planifikim tatimor

Ndihmë strategjike për të zgjedhur formën më të favorshme ligjore për taksat, minimizimin e penaliteteve, planifikimin e pushimeve fiskale dhe regjistrimin në TVSH.

Përfaqësim dhe marrëdhënie me autoritetet tatimore

Ndjekja dhe asistenca e plotë gjatë kontrolleve tatimore, inspektimeve apo nevojave për dorëzim dokumentacioni, duke mbrojtur interesat e biznesit tuaj përpara institucioneve.

Hapje / mbyllje ose pezullim / aktivizim të biznesi

Regjistrimi i bizneseve të reja në QKB, aplikimet për pezullim apo aktivizim të aktivitetit, si dhe rregullimi i plotë i dokumentacionit në platformën e-Albania.

Këshillim për taksa dhe tatime lokale

Konsulencë mbi taksat dhe tarifat vendore të bashkive apo qarqeve, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e aktivitetit tuaj ekonom

Konsulencë / raportim financiar / analiza

Raporte financiare të brendshme, analiza e performancës së biznesit, plane ose parashikime financiare.

Ndihmë me plane biznesi, studime fizibiliteti

Hartimi i planeve profesionale të biznesit për projekte që kërkojnë financim, aplikime për kredi ose bashkëpunime strategjike, shoqëruar me studime fizibiliteti për të vlerësuar rentabilitetin.

Rreth Redag Exchange

Kërkoni konvertim të shpejtë dhe të sigurt të valutave? Nëpërmjet sportelit tonë të integruar, Redag Exchange pranë zyrës sonë në Durrës (5A Financial Company), ofron kurse konkurruese për monedhat kryesore ndërkombëtare. Përfitoni nga një ndihmë e personalizuar, transparencë e plotë dhe përputhshmëri absolute me të gjitha nevojat tuaja për udhëtime personale apo pagesa biznesi ndërkombëtare. Çdo gjë e zgjidhni me lehtësi, në një zyrë të vetme financiare dhe të besuar.

Shërbimet e zyrës Exchange

Këmbim valutor (Currency Exchange)

Këmbimi i valutave të huaja (EUR, USD, GBP, CHF etj.) në Lekë shqiptare ose në monedha të tjera, me kurset më konkurruese në treg.

Pagesa e faturave të ujësjellësit dhe kanalizimeve

Paguani faturat e ujit pranë sporteleve tona ose përmes platformave zyrtare elektronike.

Pagesa e faturave të energjisë elektrike

Paguani faturat e energjisë elektrike (OSHEE / FSHU) shpejt, thjesht dhe pa vonesë.

Pagesa e faturave të internetit

Paguani faturat e internetit dhe televizionit kabllor pranë sporteleve tona të këmbimit valutor.

Pagesa e faturave të telefonisë fikse dhe mobile

Likuidoni faturat e telefonisë fikse apo celulare me lehtësinë më të madhe.

Transferimi i fondeve brenda vendit

Transferta të besueshme dhe të shpejta parash kudo brenda territorit të Shqipërisë.

Transferta ndërkombëtare parash

Dërgoni dhe merrni fonde ndërkombëtarisht përmes kanaleve të sigurta dhe zyrtare të këmbimit valutor (MoneyGram).

Zyra e kontabilitetit 5 A Financial Company është një shembull i profesionalizmit dhe përkushtimit. Ketu çdo çështje financiare trajtohet me saktësi dhe ofrojnë këshilla të qarta dhe të dobishme. Shërbimi klientit i jashtëzakonshëm, dhe gjithmonë ndihmojnë me zgjidhje praktike e të personalizuara. Falë tyre, kemi arritur të optimizojmë financat dhe të shmangim çdo komplikim. I rekomandojmë pa hezitim!

Ardit Demiraj

★★★★★